18:28 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Besnik Krasniqi largohet nga klubi i Ballkanit

Mbrojtësi, Besnik Krasniqi sapo ka konfirmuar largimin e tij nga klubi i Ballkanit.

Pas dy vitesh me klubin suharekas, Krasniqi ndanë rrugët për ta vazhduar karrierën e tij diku tjetër, shkruan IndeksOnlne

Lajmin e ka bërë të ditur vet mbrojtësi përmes një postimi zyrtar në “Facebook”.

“Prej sot nuk jam më pjesë e Ballkanit! Kemi rënë dakord që të ndërprejmë bashkëpunimin, për arsye personale. Klubit ku kalova dy vite të mrekullueshme, i dëshiroj suksese të mëtutjeshme. E falënderoj përzemersisht presidentin Arsim Kabashi, trajnerin Ismet Munishi, dhe gjithë kryesinë dhe shtabin teknik. Si dhe tifozët e mrekullueshëm Xhebsat! Me respekt; Besnik Krasniqi”.