16:34 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Besnik Tahiri diskuton koncensusin politikë në kuvend për Ligjin për Qeverinë

Kordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka pritur në një takim Nait Hasanin, kryetarin e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Në këtë takim është diskutuar për agjendën legjislative dhe koordinimin në mes Qeverisë dhe Kuvendit në avancimin e reformave në legjislacion, transmeton Indeksonline.

“Në fokus u trajtua procesi i hartimit të Ligjit për Qeverinë, aspektet kyçe, siç janë, struktura dhe fushat e përgjegjësive. Po ashtu, folëm për zvogëlimin e numrit të ministrive, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të Qeverisë.”, ka shkruar mes tjerash Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Në vazhdën e konsultimit Qeveri – Parlament, sot, prita në takim z. Nait Hasani, kryetarin e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Në takim diskutuam për agjendën legjislative dhe koordinimin në mes Qeverisë dhe Kuvendit në avancimin e reformave në legjislacion. Në fokus u trajtua procesi i hartimit të Ligjit për Qeverinë, aspektet kyçe, siç janë, struktura dhe fushat e përgjegjësive. Po ashtu, folëm për zvogëlimin e numrit të ministrive, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të Qeverisë.

U dakorduam që në procesin e hartimit të Ligjit për Qeverinë të kemi qasje gjithëpërfshirëse dhe arritjen e konsensusit të gjerë politik për këtë Ligj me rëndësi për vendin. Njëkohësisht, u pajtuam që të zgjerojmë konsultimin me akterët të tjerë të shoqërisë civile dhe ekspertëve në mënyrë që të kemi transparencë të plotë përgjatë proceseve legjislative.