12:09 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Besojeni ose jo, kaq vite mbushë sot Afërdita Dreshaj

Modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj sot feston ditëlindjen, duke mbushur kështu plot 33 vite, shkruan Indeksonline.

Shqiptarja me origjinë nga Mali i Zi tanimë po jeton në Michigan të Amerikës aty ku janë mundësitë për të arritur më shumë në fushën e modës.

Ajo me sukses ka arritur që të korrë suksese në punën e saj, kështu ajo ka arritur kontrata me firmat më në zë të modës.

Kujtojmë që dikur Afërdita ishte e dashura e këngëtarit Shpat Kasapi, ndërsa tani ajo është martuar me hokeistin çek Jakup Kindl. /Indeksonline/