21:13 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Besoni apo jo, Shakhtari e mposhti Realin me 10 mungesa që kishte nga koronavirusi

Real Madrid e nisi me humbje sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit u mposhtën nga Shakhtar Donetsk me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve.

Por në këtë fitore, ukrainasit ishin me mungesa të madha.

Në këtë sfidë, Shakhtar Donetsk ishte pa dhjetë lojtarë që luajnë rregullisht për shkak të Koronavirusit.

Edhe për kundër mungesave, ata arritën të mposhtin një skuadër shumë të fortë dhe me traditë si Real Madridi. /IndeksOnline/