09:16 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018

Bet365 nuk e harron Kosovën, ”përqesh” Gjermaninë, Francën dhe Kombëtaret tjera të mëdha

Fitorja e mbrëmshme e Kosovës ka marrë vëmendje të madhe nga mediat në mbarë botën.

Përfaqësuesja e Kosovës ia doli që ta mposhtë Azerbajxhanin në kryeqytet për ta shënuar këtë sukses historik.

Me fitoren, 4-0, ”Dardanët” vazhdojnë tutje në Ligën C të Ligës së Kombeve, transmeton IndeksOnline.

E normalisht, kjo fitore mbresëlënëse e Kosovës nuk i ka ikur as kompanisë më të madhe të basteve në Kosovës, bet365.

Duke e cituar Kosovën si fituese të grupit përkatës, kompania në fjalë ka ”thumbuar” Kombëtaret si Franca, Gjermania, Belgjika, etj.

Përndryshe, Kosova e fitoi grupin 3 të Ligës D, ndërsa, Kombëtaret e lartëcekura nuk ia dolën ta fitojnë grupin e tyre./IndeksOnline/