11:20 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / A. M.

‘Beteja’ e parë e Kurtit me Edi Ramën, zbulohen emrat e kandidatëve të VV-së për zgjedhjet në Shqipëri

Albin Kurti për herë të parë edhe zyrtarisht pritet ta sfidojë Edi Ramën dhe partitë e tjera në Shqipëri.

Kështu, partia fituese e zgjedhjeve në Kosovë synon që të fitojë vende edhe në Parlamentin e shtetit amë.

LVV-ja ka vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të garojë me 3 kandidatë, njëri prej tyre emër i njohur në opinion publik në Kosovë.

Bëhet fjalë për Boiken Abazin dhe Iliaz Shehun e Kreshnik Merxhanin.

Kjo është konfirmuar edhe nga selia qendrore e LVV-së në Kosovë. Zyrtari i shtypit në këtë parti, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Indeksonlinen garën për zgjedhje.

“Po, këta janë. Boiken Abazi tashmë i ka mbledhur nënshkrimet. Ndërsa, për Shehun dhe Merxhanin ende janë në proces”, është shprehur shkurt ai.

Kuvendi i Shqiperise - Shqiptarja.com

Ndryshe, sot është regjistruar koalicioni i parë i quajtur “Shqipëria fiton”.  Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Demokristianët do të jenë pjesë e listës së Partisë Demokratike.

Ndërkohë, mediat në Tiranë raportojnë se PD-ja dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizimit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista në këto zgjedhje.

Partia e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit do të udhëheqin  koalicionin “Shqipëria fiton”.  /Indeksonline/

Lulzim Basha comes out against Monika Kryemadhi - Politike