16:29 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Beteja e titanëve: Balenat po masakrojnë peshkaqenët [Video]

Ata janë dy prej grabitqarëve më të frikshëm dhe më të mëdhenj.

Për vite me radhë, shkencëtarët besonin se balenat vrasëse dhe peshkaqenët e mëdhenj të bardhë janë të paprekshëm në majë të zinxhirit ushqimor.

Por tashmë këta ‘titanë’ kanë nisur një betejë të frikshme mes tyre në brigjet e Afrikës së Jugut.

Të paktën tre trupa peshkaqenësh të bardhë kanë dalë në brigje brenda majit.

Vetë kjo ngjarje është e rrallë, por shkencëtarët janë shokuar më shumë kur panë se si mëlçitë e peshkaqenëve ishin hequr thuajse me precizion kirurgjik.

Kjo është vepër e orkave ose të njohura ndryshe si balenat vrasëse.

Orkat njihen edhe si ujqërit e detit.

Ato gjuajnë në grup dhe konsumojnë deri në 200 kg ushqim në ditë.

Mëlçia e një peshkaqeni peshon deri në 60 kg dhe është e bollshme në përbërës organik, çka e bën atë burimin perfekt të ushqimit për orkat.

Orkat janë të specializuara për të kapur prenë e tyre.

Ato përdorin bishtin për të krijuar rryma të forta nënujore.

Kjo i detyron peshkaqenët të dalin në sipërfaqe.

Balena i vjen nga poshtë dhe e kafshon.