Beteja kibernetike po vazhdon, hakohet faqja e Parlamentit të Serbisë
Bota është duke u përballur me sulme kibernetike të vazhdueshme.
Cak këto ditë kanë qenë institucionet shtetërore, ku edhe ato të Kosovës janë hakuar nga një sulm i fuqishëm kibernetik nga Serbia.
Mirëpo, tani faqja e Parlamentit të Serbisë është hakuar.
Eksperti i sigurisë, Mentor Hoxhaj, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se kjo faqe ka rënë.
Derisa, ka bërë me dije se përgjegjësinë për këtë sulm kibernetik e ka marrë Genius Hacker Grup./Indeksonline/