19:21 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Beteje e Mihajloviç me leukeminë fillon sot

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic sot ka filluar trajtimin për sëmundjen e leukemisë, konfirmon klubi italian.

Ditën e shtunë tekniku serb doli publikisht për ta dhënë lajmin se ai vuan nga sëmundja e leukemisë.

“Nuk po mund të pres derisa t’ia filloj trajtimit. Sa më shpejt të filloj, aq më shpejt do ta përfundoj” – tha Mihajlovic në konferencën e tij për shtyp ditën e shtunë./Indeksonline/