21:57 / E Enjte, 12 Janar 2023 / Gj. Sh

Betis – Barcelona, finalisti i Superkupës vendoset në vazhdime

Nuk ka fitues në kohen e rregullt të ndeshjes gjysëmfinale të Kupës së Spanjës mes Betisit dhe Barcelonës.

Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte i barabartë 1-+, shkruan IndeksOnline.

Barcelona ishte në epërsi qysh nga minuta e 40-të, me golin e Robert Lewandowskit.

Betis arriti të barazonte rezultatin në minutën e 77-të me golin e shënuar nga Nabil Fekir.

Katër minuta më vonë, Lewandowski riktheu epërsinë e Barcës por që goli u anulua pas rishikimit nga VAR.

Tashmë finalisti i dytë i Superkupës së Spanjës mund të mësohet pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, ose pas ekzekutimit të penalltive.

Skuadra që kualifikohet, në finale do të luaj me Real Madridin./IndeksOnline/