16:53 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Betonizohet hapësira gjelbëruese në Gjakovë, kthehet në parking veturash

Shumë qytete në vendin tonë kanë humbur imazhin e dikurshëm dhe ka mungesë të hapësira gjelbëruese pikërisht për shkak të ndërtimeve të larta.

Madje, në shumë rrugë mungojnë edhe trotuaret e hapësirat që duhet t’u dedikohen qytetarëve.

Në qytetin e Gjakovës, saktësisht në rrugën “Anton Çetta”, një nga lagjet më të bukura, ka nisur degradimi i kësaj pjese.

Edhe në ato hapësira gjelbërimi po shkatërrohen duke u betonizuar, e krejt kjo që në këtë lagje të bëhet një parking veturash, e për këtë veprim komuna thuhet se nuk ka pyetur as banorët e lagjes. /Indeksonline/