11:00 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Beverly Hills-i i Vedat Bajramit

Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami dhe gjatë kohës kur vendi ynë po përballet me pandeminë Covid-19 prej dy muajsh ka qenë mjaft aktiv.

Prej ditësh aktori ka marr edhe iniciativën se bashku miqtë e tij që të zbukurojnë dhe ‘mbulojnë’ me vend të gjelbëruara lagjen e qytetit të Prishtinës “Bregu i Diellit”.

“Në vlug te punës Në Breg të Diellit Banorët jo për rindërtim as Uzurpim po për të mirën e të gjithëve. Lagje e gjelbëruar, qytet i zbukuruar e planeti i rehatuar.#hiqnigardhiqet”, ka shkruar aktori.

Ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi që shfaqin pamje të mrekullueshme në këtë pjesë të kryeqytetit.

Ndërkohë, Vedati së fundi ka filluar projektin e ri me kolegët e tij Osman Azemin dhe Mensur Safqiu “Oda e Stupcave”./Indeksonline/