07:59 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Beyonce e mahnitshme si çdo herë

Beyonce dhe Jay Z kanë përformuar të mërkurën mbrëma në Stadiumin “State Farm” në Glendale, në vazhdën e turneut të tyre nëpër botë.

Pas kësaj nate, Beyonce ka falënderuar publikun që i ka dhënë asaj një atmosferë dhe emocion të papërshkruar.

Kështu, ajo ka postuar edhe disa fotografi nga ky koncertë i saj.

Megjithëse Diva e muzikës ka mbushur 37 vjet, energjia e saj është e njëjta si më parë.

Ajo shkëlqente e tëra dhe dukej mahnitëse si gjithnjë./Indeksonline/