75 Mall Live Search
19:32 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / AR

Beyonce-s nuk i bëhet vonë çka flitet për të, kënaqet me nënën e saj

Ndonëse këto ditë, pas arrestimit të reperit Sean Diddy Combs, po përhapet një teori rrënqethëse konspirative për Beyoncen, sipas së cilës ajo është frika dhe dridhja e industrisë së muzikës.

Ajo mori pjesë në çmimet Glamour Women of the Year në Nju Jork. Ajo shoqërohej nga nëna e saj Tina Knowles dhe shoqja e saj më e mirë dhe ish-shoqja e grupit të Destiny’s Child, Kelly Rowland, transmeton Indeksonline.

Nisur nga fotot, ajo nuk është e shqetësuar për atë që publiku thotë për të. Për më tepër, ajo shkëlqente nga lumturia, e veshur me një bluzë të verdhë të çelur me mëngë të shkurtra dhe një fund ngjyrë ari.

Ajo e kompletoi veshjen me një rrip, grim neutral, doreza transparente dhe një pallto të gjatë gëzofi dhe i bëri flokët biondë të valëzuar./Indeksonline/