13:53 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Biciklistët ekstrem nga Suhareka ballafaqohen me një ari të madh në Malet e Sharrit, e inçizojnë ngjarjen

Malet e Sharrit janë të pasura me florë dhe faunë, që krijon një parajsë për sportistët ekstremë sikur biciklistët e Suharekës.

Ishte fati që Arben Kuçi dhe Blendi Sylaj që të ballafaqoheshin me një ari të madh dhe dy këlyshet e saj. Gjithçka ishte çështje sekondash.

Vet Arben Kuçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ishte “një moment shumë i veçantë që rrallkush mund ta përjetojë por njëkohësisht edhe pak i frikshëm. Shyqyr shpëtuam shëndosh e mirë”.

E gjithë ngjarja u xhirua nga kamera e trupit që kishte vendosur Kuçi, e të cilën video mund ta ndiqni pa koment më poshtë (SHIKOJENI ME ZË):