19:28 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Biden mban fjalim në Ditën e Falënderimeve: Ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden në një fjalim që ka mbajtur për të uruar popullin amerikan për Ditën e Falënderimeve, është shprehur se njerëzia është në luftë me Covid-19 dhe jo me njëri-tjetrin. Ai u shpreh se ata duhet të “bashkohen” për të lufuar këtë virus që i ka ndarë dhe i ka futur në konflikt me njëri-tjetrin. Më tej, ai ka thënë se rritja e rasteve të infektimit duhet ngadalësuar, pasi këtë ua kanë borxh infermierve dhe mjekëve që janë në vijë të parë në përballjen me pandeminë.

“Unë besoj se ju gjithmonë meritoni të dëgjoni të vërtetën nga presidenti juaj. Ne duhet të ngadalësojmë rritjen e këtij virusi. Ne ua kemi borxh mjekëve dhe infermierëve dhe punonjësve të vijës së frontit. Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë. Kjo na ndau, na zemëroi, na vendosi kundër njëri-tjetrit. Unë e di që vendi është lodhur nga lufta, por duhet të kujtojmë ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin,” deklaroi ai.