20:41 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / L K

Biden: Putin tashmë e ka humbur luftën në Ukrainë

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ai nuk mendon se lufta në Ukrainë do të zvarritet për vitet në vijim, duke deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin “tashmë ka humbur”.

“Nuk ka asnjë mundësi që ai të fitojë luftën në Ukrainë. Ai tashmë e ka humbur atë luftë,” tha Biden në një konferencë për shtyp me presidentin, finlandez Sauli Niinisto në Helsinki, shkruan CNN.

Presidenti amerikan tha se ai nuk mendon se lufta do të vazhdojë për vite, sepse Rusia nuk mund t’i ruajë burimet e saj për kaq gjatë dhe Putini ka të ngjarë të “vendosë se nuk është në interes për Rusinë, ekonomikisht, politikisht apo ndryshe”.

Biden shpreson që Ukraina të bëjë përparim në kundërsulmin e saj aktual për të nxitur një zgjidhje të negociuar./abcnews.al/