19:30 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bie çmimi i këpucëve ‘In’, pëlqehen edhe nga yjet botëror

Të pëlqyera nga yjet takat e firmës ‘Rockstud Valentino’ janë vendosur në mesin e modeleve klasike – moderne edhe pas lirimit të tyre në treg.

Por, me një çmim prej 650 dollarësh, këpucët mahnitëse janë thjeshtë shumë të shtrenjta për shumë blerës.

Adhuruesit e modës janë të gëzuar për lirimin e tyre, transmeton Indeksonline.

Faqja e internetit në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi një stil me dizajn të njëjtë të rripit dhe kunjat e dallueshme si origjinali i projektuesit. Por, në vetëm £ 25, ato janë pjesë e një kostoje më të lirë.

Këpucët Valentino në fillim ishin të parehatshme, por dizajni tani është përshtatur për shumë ecje dhe vende të shkelura.

Princesha Crown Mary nga Danimarka, Reese Witherspoon, Emma Stone dhe Gigi Hadid janë vetëm një nga dhjetëra yje të cilët janë pare me një pale këpucë të tilla.

Këpucët Missguided janë bërë me materiale të ndryshme, ndërsa stili dhe ngjyrat janë shumë të ngjashme./Indeksonline/.