09:46 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bie nga kamioneta, humbë jetën në Novosellë

Në fshatin Novosellë të Malishevës ka vdekur një person.

Kjo pasi, i njëjti në ndihmë vullnetare kishte shkuar për t’i ndihmuar punëtorët për të ngarkuar një kamionetë, me ç’rast kamioneta ka lëvizur dhe viktima ka kërcyer nga ajo, ku si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Për këtë rast është arrestuar një person, transmeton Indeksonline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar me disa punëtor saktësisht duke e ngarkuar një kamionetë. Në ndihmë vullnetare kishte shkuar viktima mashkull K-Shqiptar. Derisa ishin duke punuar kamioneta kishte lëvizur viktima kishte kërcyer dhe si pasojë e lëndimeve trupore ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë dërgohet për obduksion./Indeksonline/