75 Mall Live Search
13:25 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bie numri i aksidenteve në trafik

Në media është raportuar së fundi për numrin e madh aksidenteve në komunikacion. Por nëse krahasohen shifrat e këtij viti me vitin paraprak atëherë numri i aksidenteve është dukshëm më i vogël këtë vit.

Nga 8.073 aksidente në trafik që kanë ndodhur në periudhën janar-qershor 2017, sivjet kanë ndodhur 7.003 aksidente, që do të thotë 1070 aksidente më pak. Ndërsa, krahasuar muajin qershor 2017, ku kanë ndodhur 15 aksidente, në qershor të këtij viti kanë ndodhur pesë aksidente me fatalitet.

Gjithashtu është bërë rritja të hyrave nga gjobat e trafikut për periudhën janar-qershor 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Nga shuma e inkasuar prej 1 milionë e 514 mijë euro, këtë vit janë inkasuar 2 milionë e 860 mijë euro.

Gjendja në trafik ka filluar përmirësimin pas fillimit të zbatimit të nenit 43 të Ligjit për Automjete dhe pas rritjes së masave të sigurisë në komunikacion nga ana e Policisë së Kosovës, respektivisht nga Policia e Trafikut. Kjo e fundit është duke bërë një punë të mirë për parandalimin e aksidenteve dhe se fundi është krijuar edhe një “Task Frocë”./Indeksonline/