09:17 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Bie numri i pacientëve me Covid-19 në Pejë, gjatë vikendit 16 lindje

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 60 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 43 sish janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, një pacient është në respirator (CPAP).

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 530 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 42 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtutjeshëm.

16 lindje kanë qenë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, tetë normale dhe tetë me prerje cezariane. Kanë lindur 16 foshnja, 11 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

388 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 4.763 sosh, ndërsa janë kryer 17 operacione.