12:25 / E Premte, 16 Shtator 2022 / k.v

Bie numri i rasteve me COVID-19, MSh publikon raportin e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit me të dhëna sa i përket situatës me COVID-19 në Kosovë.

Sipas raportit, janë regjistruar 15 raste të reja të infektimit me virus ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 25 qytetarë ndërsa raste aktive janë 128./IndeksOnline/