Bie pema në një parking në Los Anxhelos, lëndohet një person dhe shtypen 30 automjete

Një pemë e madhe ra në një parking pranë amfiteatrit grek në Griffith Park, Los Angeles, të mërkurën mbrëma.
Kështu, u plagos një person dhe u dëmtuan rreth 30 makina bosh, thanë zyrtarët e zjarrfikësve.
Një grua 35-vjeçare u dërgua në spital por që është jashtë rrezikut për jetë, sipas një postimi në Twitter.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rënien e pemës./Indeksonline/
Kliko në linkun më poshtë për video:
https://news.sky.com/video/video-tree-falls-and-crushes-30-empty-cars-in-los-angeles-12459461