10:36 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / MSH

Bie vlera e Hellenic Coin

Çmimi i Hellenic Coin , i krijuar në vitin 2015 nga një grup zhvilluesish të blockchain-it grek, ra në 0,283651 dollarë të premten, më 19 nëntor , duke regjistruar një humbje prej 36,2%.

Me këtë rënie drastike, monedha greke virtuale ka humbur 94,1% të vlerës së saj që nga kur arriti në 4,84 dollarë më 14 qershor 2021.

Oferta maksimale e HNC Coin mund të arrijë në 100,000,000 monedha, me monedhat aktualisht në qarkullim që i afrohen 83,000,000.

Vlera e kapitalizimit të saj është 76,500,000 dollarë, sipas kompanisë në faqen e saj të internetit.

Në vitin 2015, ndërkohë që tregu i kriptomonedhave kishte nisur, u shfaq kriptomonedha e parë greke: Hellenic Coin (HNC Coin).

Siç u njoftua përmes teksteve paraprake, ajo ishte një “monedhë me qëllime të dyfishta”. Domethënë një mjet pagese dhe një mjet investimi inovativ.