21:12 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / MSH

Bie zjarr në objektin e RTK-së, intervenojnë zjarrfikësit

Objekti i Radio Televizionit të Kosoves, që gjendet pranë “Tre Sheshirave”, është përfshirë nga zjarri.

Indeksonline raporton se zjarri ka ndodhur diku në katet e larta të objektit.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e policisë, të zjarrfikësve, dhe të KEDS-it.

Zjarrfikësit janë duke e shuar zjarrin, teksa ekipet e KEDS-it kanë bërë shkyçjen e energjisë elektrike.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar nga ky incident./Indeksonline/