14:56 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Bien në hekurudhë duke u përleshur, shokët i shpëtojnë vdekjes për një fije floku (Video)

Dy persona për pak i  kanë shpëtuar vdekjes pasi ishin duke u përleshur në një stacion treni.

Bougslaw Rybski, 34 vjeç dhe Przemyslaë Zawisza, 26 vjeç, Park Lane Tottenham, ishin të dy të akuzuar për rrezikimin e sigurisë së jetës nga treni i cili lëvizte në hekurudhë.

Sipas pamjeve shihet se ata ishin duke u përleshur dhe kështu edhe ranë në rrugën ku treni ishte duke ardhur.

Për një fije floku, ata kishin arritur të shpëtojnë pasi disa persona iu ndihmuan.

Në video duket sikur një person ka mbetur në hekurudhë, mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar edhe zyrtarët të cilët kanë thënë se në të vërtetë që të dy djemtë shpëtuan në hekurudhë ka mbetur vetëm bluza e njërit prej tyre./Indeksonline/.