13:18 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Bien rastet e infektimit me Covid-19 në Kosovë

Bazuar në të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 10 qytetarë janë infektuar me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24-orësh ka njoftuar se 23 qytetarë janë vaksinuar dhe aktualisht janë 64 raste janë aktive.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar 230 qytetarë dhe 13 prej tyre janë shëruar.