14:29 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Big Mama, dedikim emocional për babanë, i cili vdiq pak ditë më parë

Pak ditë më parë ndërroi jetë babai i këngëtares së mirënjohur, Big Mama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo njoftoi se pas një sëmundjeje vdiq babai i saj, Adi Kasami.

Ndërsa kur ka kaluar vetëm një javë nga kjo, këngëtarja ka bërë një dedikim emocional për të atin përmes rrjetit social Facebook.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

“Baba…
Dashuria ime e pare dhe e fundit , asnjehere nuk kam dashur dike si ti dhe kurrë nuk do te dua dike si te kam dashur ty . Krenare qe jam bija jote , faleminderit qe je babai im ! Une dhe ti nuk jemi ndare vetem se kemi filluar nje komunikim tjeter qe per ne eshte i panjohur . Kam pasur , kam dhe do te kem baba me te mirin ne bote . Me emrin tend jam bija me krenare ! Faleminderit per dashurine qe ma dhe , faleminderit per bisedat tona te gjata , te cilat vetem ti ke mund te mi besh ne menyren , me te dashur dhe me humorin qe e trashegova nga ti ! Faleminderit qe cdo here ke pas kohe per mua ! Faleminderit qe cdo here ke pas mirekuptim per sjelljet e mija! Faleminderit qe ma tregove rrugen e jetes ! Faleminderit per femijerine time te lumtur ! Faleminderit qe me mesove ti dua njerezit … Keto falenderime baba dhe nje milion te tjera i kam ne shpirte! Te premtoj qe do te jem mire , te premtoj qe do ti realizoj enderrat qe i kishe per mua . Cdo pjese e qenies time eshte pjese e yte ! Une jam ti !!! Te premtoj se do ti vazhdoj te gjitha aktivitetet me humorin qe ti ma trashegove dhe nuk do te ndalem ! Edhe pse jam shume e thyer , ky ishte premtimi i fundit qe ta dhashe . Ne nuk u ndame vetem nderruam menyren e komunikimit . Te dua pafundesisht . Vajza babit Besjana

Po ashtu falemenderoj gjith familjart, miqt e dashamir qe nuk na lat vet keto dite te veshtira sado pak na lehtsuat dhimbjen qe nuk do te sherohet kur. Falemderoj edhe per telefonatat mesazhet e pa funda qe ne pamundesi tju pergjigjem gjithve shpresoj te me kuptoni zoti ju bekoft gjithve dhe ju flm shumë.