19:35 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

“Bija e kusherina” e gjashtë motrave Mustafa, padyshim hit veror (Video)

Gjashtë motrat Mustafa kanë sjellë hitin veror “Bija e kusherina”.

Se pëlqehen shumë nga publiku, kjo ka qenë e ditur, ndërsa kjo këngë e përbashkët e tyre veçse e ka vulosur këtë gjë, shkruan Indeksonline.

Se janë të dashura nga fansat e tregon fakti se kënga është klikuar 500 mijë herë në Yotube, ndërsa ajo ka vetëm dy ditë që është lansuar.

Kjo këngë prekë realitetin e sotëm, ku telefonat e mençur dhe rrjetet sociale nuk po lejojnë që njerëzit të shijojnë praninë e njëri-tjetrit.

Përshtypje padyshim që të lë edhe videoklipi, ku gjashtë motrat Mustafa duken për mrekulli, e që vërehen qartazi dashuria që kanë mes motrash, shkruan Indeksonline.

Sezona e verës është e gjatë dhe dasmat tashmë kanë filluar. Kështu, edhe nga motrat priten këngë e hite të reja./Indeksonline/