13:00 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

BIK: Xhamia “Alaudin” po rinovohet, nga kjo javë namazi i xhumasë falet në..

Për shkak të punimeve që janë duke u bërë në xhaminë “Alaudin” në Prishtinë, BIK ka lëshuar një njoftim në faqen zyrtare për besimtarët e komunitetit mysliman.

Sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se namazi i xhumasë, që nga kjo javë do të falet në oborrin e Fakultetit të Studimeve Islame.

Ky është njoftimi:

Njoftim për faljen e namazit të xhumasë
Njoftohen të gjithë besimtarët që Xhamia “Alaudin” (te selia qendrore e Bashkësisë Islame të Kosovës) është duke u rinovuar dhe deri në përfundimin e saj namazi i Xhumasë do të falet në oborrin e Fakultetit të Studimeve Islame.