12:41 / E Martë, 31 Gusht 2021 / OSH

Bikinet ‘VALenTINA’ në mesin e dizajnerëve botëror

Fabricsight është njëra ndër kompanitë më të mëdha në Spanjë e materialeve kualitative dhe atraktive për brendet sic janë Gucci, Prada, AlbertaFerreti etj e cila ka shkruar edhe për prodhuesin vendor të bikineve VALenTINA si një ndër bashkëpunëtorët e parë Kosovar.

Brand-i Kosovar ka bërë koleksionin e fundit të bikineve me materiale të furnizuara nga kompania Fabricsight e cila është e njohur për kualitet si dhe per materiale nga pambuku organik, materiale te recikluara etj.duke qenë njëra ndër kompanitë më të kërkuara në treg kur vihet në pyetje kualiteti dhe zgjedhja e llojllojshme e dizajneve.

No description available.

Përfaqësuesit e Fabricsight sapo kanë pranuar modelet e para të bikineve nuk kanë hezituar të publikojnë edhe fotot nga VALenTINA ku me këtë rast janë në diskutim që të jenë furnizuesit e vetëm për bikine.

No description available.

Me këtë rast përfaqësuesit e kompanisë VALenTINA kanë thënë ‘ ne jemi zotuar se do të sjellim kualitet dhe do të jemi në konkurencë me brendet më të mëdha botërore dhe jemi të lumtur të kemi bashkëpunim me kompaninë Fabricsight’.

No description available.