15:02 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Bilanci ditor: Për 24 orë shërohen 123 persona

IKShPK ka njoftuar se jatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359, raporton IndeksOnline.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.