08:49 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Bilanci i 24 orëve të fundit- 1 mijë e 338 gjoba trafiku e 30 të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba, transmeton IndeksOnline.

Më saktësisht bëhet fjalë për 1 mijë e 338 gjoba.

Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 30 persona, e prej tyre 19 kanë përfunduar në mbajtje.