Bilanci i 24 orëve të fundit: 926 gjoba trafiku,43 aksidente e 11 të arrestuar

E mërkura që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente e gjoba trafiku, shkruan IndeksOnline.
Siç bënë të ditur policia në raportin e saj 24 orësh, janë shqiptuar gjithsej 926 gjoba trafiku, e kanë ndodhur 43 aksidente.
Prej tyre 13 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 30 të tjerë vetëm me dëme materiale.
Ndërsa në tërë vendin për vepra të ndryshme, Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona./IndeksOnline/