23:43 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Bilanci i pandemisë Covid-19 në Kosovë: Mbi 17 mijë persona të infektuar e rreth 15 mijë të shëruar

Që nga marsi kur edhe u shfaqën rastet e para të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë e deri më tani në nivel vendi janë infektuar 17 mijë e 263 persona me këtë virus. Ndërsa prej tyre janë shëruar rreth 15 mijë, saktësisht 14 mijë e 836 persona, raporton IndeksOnline.

Në anën tjetër jo të gjithë kanë arritur të shërohen, duke bërë që ky virus të marrë edhe jetë njerëzish. Janë 657 persona të cilët nuk kanë arritur ta mposhtin koronavirusin.

Ndonëse në fillim numri i testimeve ishte i paktë, tani ato kanë filluar të shtohen. Deri më tani janë kryer 82 mijë e 678 testime.

E komuna që prinë me numri e të infektuarve është ajo e Prishtinës e cila  ka të infektuar mbi pesë mijë banorë, saktësisht 5 mijë e 466 banorë, e raste aktive janë 632 banorë.

Ndërsa ajo pasohet nga Gjilani me 930 raste, e prej tyre vazhdojnë të jenë me Covid-219 170 persona.

Ferizaj, Prizreni e Peja, janë qytetet tjera që kanë numrin më të madh të të infektuarve.

Më poshtë e gjeni të plotë hartën me të dhënat e sakta: