19:13 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

BILD: Chelsea një hap afër Wernerit, Liverpooli “në gjumë”

Ylli gjerman Timo Werner është në bisedime të avancuara me Chelsean dhe londinezët kanë parakaluar Liverpoolin, raporton Bild.

Liverpool dy javë më parë i kishte kërkuar kohë Leipzigut për Werner. Madje raportohej që prioritet i Werner ishte Liverpool, pasiqë lojtari kishte folur disa herë me Klopp.

Megjithatë, më të rejat nga Gjermania thonë se Werner është shumë afër Chelseat, me një marrëveshje që pritet të mbyllet për 60 milionë euro. /IndeksOnline/