17:12 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

BILD jep lajmin për një transfer bombasik në janar, përsëri e bën Liverpooli!

Gazeta e famshme gjermane, “Bild” ka dhënë lajmin se Liverpooli e ka fituar garën për të siguruar shërbimet e lojtarit më të kërkuar në Evropë, Leon Goretzka.

Ylli i Schalkes është mjaft i kërkuar nga Barcelona, Interi, Chelsea e disa skuadra të mëdha evropiane.

Bild raporton se Reds kanë mposhtur shumë rivalë për Gotetzkan. Lajmi për këtë transfer pritet të jepet në ditët e para të janarit.

Klopp thuhet se është faktori që e ka bindur Goretzkan për tu bërë bashkë me gjigantin anglez./Indeksonline/