12:56 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

BioNTech do të shpërndajë 75 milionë doza shtesë të vaksinës ndaj COVID-19 në BE

“BioNTech”-u do të japë 75 milionë doza shtesë të vaksinës së saj ndaj COVIDIt-19 në Bashkimin Evropian, sipas një deklarate nga prodhuesi gjerman i ilaçeve.

“Në tremujorin e dytë, deri në 75 milionë më shumë njësi vaksinash mund të dorëzohen në BE”, tha zyrtari kryesor operativ i “BioNTech”-ut Sierk Poetting në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

“Për të arritur këtë, ne do të rrisim prodhimin e planifikuar më parë të 1.3 miliardë dozave të vaksinës me më shumë se 50%”,  tha Poettingu, duke shtuar se kompania po planifikon të bëjë 2 miliardë doza të vaksinës në gjithsej këtë vit.

Njoftimi vjen, pasi disa vende evropiane po luftojnë me një mungesë vaksinash. Në një përpjekje për të trajtuar shqetësimet mbi furnizimin, Komisioni Evropian miratoi të premten masa të reja që mund të kufizojnë eksportin e vaksinave kundër koronavirusit jashtë BE-së në disa situata.