Biseda e tensionuar, Messi iu drejtua Skominës: “Mos më flisni keq”
Leo Messi dhe Damir Skomina patën një dialog mes vete në pjesën e parë të ndeshjës Barcelona – Chelsea, ku argjentinasin e pamë më ndryshe se zakonisht në raport me ndonjë gjyqtar.
ESPN ka përkthyer fjalët mes të dyve. I pari është gjyqtari që i kërkon Messit të qetësohet dhe të ulë zërin, pasi u ankua për një ndërhyrje që nuk u ndal nga gjyqtari.
Messi, dukshëm i zemëruar, i përgjigjet: “unë nuk kumunikoi me ty në mënyrë të gabume, as ti mos e bëj (mos më flit keq), nuk kam treguar mosrespekt”.
/IndeksOnline/