23:58 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bisedimet në mes Manchester United dhe De Geas për vazhdimin e kontratës ende po vazhdojnë

Manchester United është gjithnjë e më i bindur se portieri David de Gea do të nënshkruajë një kontratë të re kur ata të kthehen nga turneu, transmeton Indeksonline.

De Gea 28 vjeç, është gati të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe do të jetë i lirë të diskutojë me klubet jashtë vendit për transferime të mundshme që nga janari.

Megjithatë,  Djajtë e kuq rifilluan bisedimet këtë muaj që të nënshkruajnë përsëri kontratën me De Gean.

Por se a do të mbetet portieri spanjoll përsëri në këtë skuadër ende nuk dihet./Indeksonline/.