08:08 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Bisha” fiton garën, nuk ka mëshirë për kundërshtarin (Video)

Super Ilir Latifi ka fituar duelin e famshëm kundër Ovince Saint Preux.

“Bisha” nga Kosova, fitoi qysh në raundin e parë, pasi kapi kundërshtarin me duar deri në momentin e alivanosjes, shkruan IndeksOnline.

Latifi iu është rikthyer garave fuqishëm, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit ka pesë fitore.

Luftëtari i UFC-së pas meçit i kërkoi duel kampionit, Daniel Cormier – i cili në korrik ka për t’u rrahur me Stipe Miocic./IndeksOnline/

Temat: