08:44 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Latifi: Bëra punën time, kam stërvitur gjatë për këtë fitore (Video)

Ilir Latifi, luftëtari shqiptar i artëve merciale ka arritur fitren e pestë në gjashtë meçet e fundit.

Kosovari me nënshtetësi suedeze mbrëmë mposhti Ovince Saint Preux qysh në raundin e parë, shkruan IndeksOnline.

Pas meçit, Latifi foli për “Fox Sport News”:

“Unë bëra më të mirën, dhe doja vetëm ta përfundoja këtë garë. Kam stërvitur pa ndalë me trajnerët e mi. Unë dua të luftoj me DC (Daniel Cormier), do ta pres deri sa të jetë gati. Kam respekt për të, ai është lëgjendë, por unë jam i gatshëm për të”, ka thënë pas meçit Latifi.

Kujtojmë se kundërshtari që po kërkon duel Latifi është legjenda, Daniel Cormier – i cili në muajin korrik ka për t’u përballur me Stipe Miocic./IndeksOnline/