22:49 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Bisha” Haaland ua hup “lokacionin” yjeve milionëshe të PSG-së

Borusia Dortmund ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane ka mposhtur PSG-në me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Sigal Iduna Park.

Dortmund kaluan të parët në epërsi me golin e Erling Haaland në minutën e 69-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Neymar vetëm gjashtë minuta më vonë pas një pasimi të bukur nga Mbappe.

Ende pa përfunduar mirë festa e parisienëve, Haaland ia dha goditjen tjetër duke shënuar golin e dytë për të dhe skuadrën.

Ky ishte goli i 10-të i norvegjezit këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e kthimit, në Paris do të luhet me 11 mars. /IndeksOnline/