17:50 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bislim Zogaj zgjidhet drejtor i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale

Bislim Zogaj është zgjedhur drejtor i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale.

Nga 85 deputetë që votuan, prej tyre 4 fletëvotime ishin të pavlefshme, Bislim Zogaj mori 45 vota, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se në këtë pozitë deri më tani ishte Idriz Blakaj, dorëheqja e të cilit u kërkua nga disa deputetë pas dëmtimit të kullave të Jasharajve.