10:12 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / A. M.

Bislimi i VV-së: Hoti ka qenë i mirë, e ndryshoi krejtësisht takimi me Grenellin!

Njëri prej figurave kryesore në Lëvizjen Vetëvendosje, Besnik Bislimi, e ka quajtur kthesë të rrezikshme takimin e Avdullah Hotit në Berlin, me Grenellin.

Sipas tij, nga ky takim, qasja e Hotit ndaj LVV-së kishte ndryshuar krejtësisht.

 “Avdullah Hoti në negociata ka qenë më i mirë se këta tjerët, deri në ditën kur është kthyer prej takimit të Berlinit me Grenellin. Pra, mos prit prej meje me thënë Qeveria e shpresës, dikush tjetër e ka këputë.

Ne po themi se ka dy mashtrime; 1.Thaçi kur e ka dekretu Avdullah Hotin se ka thanë se ja ka dokmuentu që i ka 61 vota.  E pse Thaçi i shkon në 1 të natës në shtëpi Haxhi Shalës.

2.Në Kuvend kur është bë votimi është numru edhe një votë që s’është dasht mu numru”, ka thënë ai për Dukagjinin. /Indeksonline/