18:07 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / L K

Bislimi u takua me shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, diskutuan mbi zhvillimit e fundit në veri

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Në takim u bisedua mbi progresin që Kosova e ka bërë në proceset e integrimit evropian dhe zhvillimin e vendit. Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadoren dhe mbi procesin e dialogut, veçanërisht takimet e mbajtura muajin e kaluar në datat 2 dhe 15 maj.

Mbi zhvillimet e fundit dhe situatën në veri të vendit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë për dënimin ashpërsisht të sulmeve të bandave kriminale të dirigjuara e orkestruara nga Beogradi ndaj qytetarëve, KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve. ​