Bixhoz i paligjshëm, Policia aksion në Viti
Gjatë një pune operative njësitë e policisë DKKO në një lokal të lojërave të fatit në Viti, ka hasur në disa pajisje aparate të palicencuara, të cilat janë konfiskuar nga zyrtarët e Doganave të Kosovës.
Pos kësaj, Policia ka sekuestruar edhe katër shtëpiza kompjuteri, transmeton Indeksonline.
Pas procedurave policore me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt./Indeksonline/