Biznes i ri nga Audi: Kompania lëshon vetura me qira
A keni qenë ndonjëherë në pushime dhe papritmas keni pasur nevojë të keni akses në një SUV që tërheq me katër rrota, apo ndoshta një super-veturë më sportive për një natë jashtë në qytet? Nëse po, ju jeni një nga personat që Audi synon t’ua plotësoj dëshirat, me shërbimin e saj të ri ‘Audi on Demand’ .
Audi u jap udhëtarëve qasje në një shumëllojshmëri të automjeteve të personalizuara që mund të merren me qira nga publiku i gjerë ( jo vetëm pronarët e Audi ) për disa orë ose për deri në 28 ditë.
San Francisco, Munich, Honk Kong, Pekin, Singapor janë vetëm disa nga qytetet e mëdha ku ka filluar ky shërbim, transmeton IndeksOnline.
Shërbimi i ri i sigurisht duket i ngjashëm me atë që kompanitë e makinave me qira në fund të fundit kanë ofruar për vite me rradhë, por ndryshimi është se këto automjete do të vijnë direkt nga prodhuesi dhe jo një flotë në pronësi private.
Përveç kësaj, çmimi i Audi është gjithëpërfshirës, me sigurime, benzinë, dërgesat dhe tarifat e marrjes së çmimit të përfshira në çmimin e qirasë.
Klientët që dëshirojnë të provojnë këtë shërbim duhet të shkarkojnë aplikacionin ‘Audi on Demand’ , të zgjedhin modelin e veturës, të vendosin adresën dhe kohën e dorëzimit dhe Audi do ta dorëzojë veturën dhe ju do ta merrni atë në kohën e përcaktuar.
Sigurisht pyesni sa kushton kjo? Një Audi A4 kushton rreth 145 dollarë në ditë, ndërsa një R8 V10 Spyder diku rreth 1,145 dollarë. /IndeksOnline/