11:25 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / LB

Qytetarët në hall, bizneset në Obiliq nuk pranojnë monedhën prej dy eurove

Monedha dy eurosh, po iu sjell probleme qytetarëve të Kosovës. Pikërisht, kjo monedhë e cila në disa raste dyshohet për falsifikim po refuzohet të pranohet nga biznese të ndryshme në Kosovë.

Madje më qytetin e Obiliqit raportohet se biznese të ndryshme nuk pranojnë assesi nga qytetarët këtë monedhë.

“Po na shkakton shumë probleme, nuk po e marrin as në furra, as në lokale, barkete dhe barnatore. Nuk po pranojnë as me verifiku se a është origjinal apo jo, vetëm e refuzojnë”, ka thënë një qytetar i Obiliqit për IndeksOnine.

Muajve të fundit janë raportuar qindra raste të falsifikimit të kësaj monedhe.