21:23 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Biznesmeni dënohet me burg, kreu akte seksuale me 15-vjeçaren në avion

Një biznesmen amerikan është dënuar me 7 vite burg për sjellje të paligjshme seksuale ndaj të miturve.

Milioneri nga Neë Jersey, performoi akte seksuale në një vajzë 15-vjecare tre herë gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit 2017.

E mitura ishte pranë 53 vjeçarit me lejen e nënës, e cila mendonte se vajza do të merrte mësime fluturimi. Një prej rasteve ndodhi në ajër. Mell kishte marrë avionin të cilin e kishte në pronësi dhe e vuri në autopilot për të vijuar aktet seksuale me adoleshenten.

Më pas, Mell komunikoi me vajzën në Snapchat ku e pyeti nëse di të kryejë seks oral. Në akuzë pretendohet se i kërkoi 15-vjecares ti dërgonte fotografi nudo.

Mell njihet edhe për bamirësi pasi dërgonte fëmijët me nevoja mjekësore në SHBA për trajtim me avionin e tij, Air LifeLine.